Rreth Komunitetet
Zgjidhni
Meny
>
Komunitetet
dhe futuni te shërbimet përkatëse të rrjeteve
shoqërore.
Me aplikimin Komunitetet, ju mund të zgjeroni aventurën tuaj të rrjeteve shoqërore.
Aplikimi mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet. Kur jeni futur te
shërbimet e rrjeteve shoqërore, si Facebook ose Twitter, ju mund të bëni të
mëposhtmet:
•
Shihni përditësimet e statusit të shokëve
Rreth Komunitetet
29
•
Postoni përditësimin e statusit tuaj
•
Shkëmbeni menjëherë fotografitë që bëni me aparatin tuaj fotografik
Vetëm ato veçori që mbështeten nga shërbimi i rrjetit shoqëror janë të
disponueshme.
Përdorimi i shërbimeve të rrjeteve shoqërore kërkon mbështetje rrjeti. Kjo mund të
kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave dhe kosto përkatëse të trafikut
të të dhënave. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shërbimet e rrjeteve shoqërore janë shërbime të palëve të treta dhe nuk sigurohen
nga Nokia. Kontrolloni cilësimet e privacisë të shërbimit të rrjetit shoqëror që jeni
duke përdorur, pasi ju mund ta ndani informacionin me një grup të madh njerëzish.
Kushtet e përdorimit të shërbimit të rrjetit shoqëror zbatohen për ndarjen e
informacionit në atë shërbim. Familjarizohuni me kushtet e përdorimit dhe praktikat
e privacisë të atij shërbimi.