Kodet e hyrjes
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj kundër përdorimit të
paautorizuar. Mund ta krijoni dhe ta ndryshoni kodin, si dhe ta cilësoni telefonin që
të kërkojë kodin. Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga telefoni juaj.
Nëse e harroni kodin dhe telefoni juaj është i kyçur, telefoni juaj do të ketë nevojë për
shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat
10
Përdorimi bazë
tuaja personale në telefon. Për më shumë informacion, kontaktoni një pikë Nokia Care
ose shitësin e telefonit tuaj.
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM, e mbron kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi
PIN2 i ofruar me disa karta SIM nevojitet për t'u futur në disa shërbime të veçanta.
Nëse ju e jepni gabim kodin PIN ose PIN2 tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK
ose PUK2. Nëse nuk i keni ato, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj
SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i
bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të caktuar përdorimin e kodeve të hyrjes dhe cilësimeve të sigurisë në telefonin
tuaj, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
.