Kopjoni përmbajtjen ndërmjet telefonit tuaj dhe kompjuterit
Ju mund të përdorni një kabllo të dhënash USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe
përmbajtje të tjera ndërmjet telefonit tuaj dhe një kompjuteri të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabllo të dhënash USB për të lidhur telefonin me një kompjuter.
2 Zgjidhni nga modalitetet e mëposhtme:
Nokia Suite — Nokia Suite është instaluar në kompjuterin tuaj.
Transferim media — Nokia Suite nuk është i instaluar në kompjuterin tuaj. Nëse
doni ta lidhni telefonin tuaj me një sistem argëtimi në shtëpi ose me një printer,
përdorni këtë modalitet.
Ruajtje të dhënash — Nokia Suite nuk është i instaluar në kompjuterin tuaj.
Telefoni shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj. Sigurohuni që të jetë
Lidhja
21
vendosur një kartë kujtese. Nëse doni të lidhni telefonin tuaj te pajisje të tjera, si
stereo shtëpie ose makine, përdorni këtë modalitet.
3 Për të kopjuar përmbajtjen, përdorni menaxherin e skedarëve të kompjuterit.
Për të kopjuar kontaktet, skedarët muzikorë, videot ose fotografitë tuaja,
përdorni Nokia Suite.