Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të
të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni
ose transferoni fotografi, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me WMDRM 10 dhe OMA DRM 1.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes
mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me
DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj.
Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në
përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të
drejtat tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licencat së bashku me përmbajtjen humbasin nëse formatohet
kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja
e licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më
tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.