Mbroni pajisjen tuaj nga përmbajtje të dëmshme
Pajisja juaj mund të jetë e ekspozuar ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Merni masat e mëposhtme
parandaluese:
•
Kini kujdes kur të hapni mesazhet. Ato mund të përmbajnë programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose
kompjuterin tuaj.
•
Kini kujdes kur pranoni kërkesa për lidhje, shfletoni internetin ose shkarkoni përmbajtje. Mos pranoni lidhje me
Bluetooth nga burime që nuk i besoni.
•
Instaloni dhe përdorni vetëm shërbime dhe softuerë nga burime që i besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri të
përshtatshme.
•
Instaloni programe antiviruse dhe programeve të tjera mbrojtëse në pajisjen tuaj dhe në çdo kompjuter të lidhur.
Përdorni vetëm një aplikim antivirus në një kohë të caktuar. Përdorimi i më shumë mund të ndikojë në rendimentin
dhe funksionimin e pajisjes dhe/ose kompjuterit.
•
Nëse hyni në preferenca dhe lidhje të parainstaluara të faqeve të internetit të palëve të treta, merrni masat e duhura.
Nokia nuk i miraton dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për faqe të tilla.