Nokia Asha 201 - Futni një kartë SIM dhe baterinë

background image

Futni një kartë SIM dhe baterinë

I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë

SIM standarde (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të

dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Ju

lutemi këshillohuni me operatorin tuaj celular për përdorimin e një karte SIM që ka një

prerje mini-UICC.

Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BL-5J. Përdorni gjithmonë

bateri origjinale Nokia.

1 Vendosni gishtin në zgavrën në fund të telefonit dhe ngrini dhe hiqni me kujdes

kapakun e pasmë.

2 Nëse bateria është e futur, nxirreni jashtë.

6

Fillimi

background image

3 Rrëshqitni mbajtësin e kartës SIM për ta zhbllokuar (1) dhe përdorni thoin tuaj për

ta ngritur. Sigurohuni që zona e kontaktit të jetë e drejtuar poshtë kur ulet

mbajtësi i kartës SIM (2), futni kartën SIM në mbajtësin dhe ulni mbajtësin (3).

Rrëshqitni mbajtësin e kartës që ta bllokoni (4).

4 Vini drejt kontaktet e baterisë dhe të dhomëzës së baterisë dhe futni baterinë.

Për të zëvendësuar kapakun e pasmë, drejtoni kapëset bllokuese të sipërme në

drejtim të vendeve të tyre dhe shtypni poshtë derisa kapaku të shkojë në vend.