Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta kujtese të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe
mund të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet karta kujtese me kapacitet deri në 32 GB.
1 Hapeni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.
2 Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës së kujtesës të jetë e kthyer lart dhe futeni
kartën. Shtypni kartën brenda, derisa të zëjë vend.
3 Mbylleni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.
8
Fillimi
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës kur ajo përdoret nga një aplikim.
Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen dhe mund të prishë të dhënat
e ruajtura në kartë.
Ju mund ta hiqni ose ta zëvendësoni kartën e kujtesës pa e fikur telefonin.
Heqja e kartës së kujtesës
Shtyjeni kartën brenda, derisa të shkëputet dhe tërhiqeni kartën jashtë.